About us

Kush jemi

Qendra My Friends Center u krijua në vitin 2004 si qender e specializuar në gjuhë të huaja, përfshi këtu Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Frengjisht, Spanjisht, Greqisht, Turqisht, ajo Hollandeze dhe shumë gjuhë të tjera të rajonit. Ideja e emrit “My Friends” erdhi krejt natyrshëm nga dëshira për të sjellë një risi në mësimdhënie, ku mësues dhe nxënës pikë së pari janë “Friends”, dhe të tillë mbeten edhe pasi ata largohen.

Zbuloni botën përmes trajnimeve


Mbi 14 vjet, misioni ynë është të japim besim dhe liri për njerëz të çdo moshe, kombësie ose përgatitjeje.  
Qendra profesionale e gjuhëve të huaja My Friends Center është përgjegjëse për standartet akademike dhe cilësinë e arsimit që ajo siguron për nxënësit e saj, program i cili është në përputhje me standartet e vendosura nga Ministria Arsimit si dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, prej të cilave qendra disponon dhe liçensat përkatëse.

Nëse i flet dikujt në gjuhën e vet do të arrini deri tek koka e tij, nëse i flet në gjuhën e tij do të arrini zemrën.

Nelson Mandela
Cilësi & Profesionalitet
Ne besojmë se My Friends Centre siguron një shërbim korrekt, profesional dhe lehtësisht të aksesueshëm nga të gjithë, si për nxënësit dhe prindërit. Studentët prezantohen me programin, orët mësimore dhe teknikat e mësimdhënies. Fillimisht nxënësit i nënshtrohen një testi falas për të përcaktuar nivelin e tyre të gjuhës.
Pjesëmarrje & Modernizëm
Studentët kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre hapur si dhe të konsultohen me mësuesit e tyre dhe jashtë qëndrës nëpërmjet e-mailit apo rrjeteve të tjera sociale. Kjo mënyrë komunikimi i bën marëdhëniet mes tyre edhe më të ngrohta, krejt ndryshe nga metodat tradicionale të mësimdhënies.
Partnerët tanë
Ndër vite kjo qëndër ka bashkëpunuar edhe me institucione të rëndësishme në Tiranë si banka të ndryshme, IOM, Ambasada Hollandeze dhe disa NGO duke ofruar kurse kualifikuese për stafin e tyre.

Ne transformojmë ëndrrat në mundësi ndërkombëtare

Në gjithë këto vite kjo qender ka trajnuar mijëra studentë të grupmoshave dhe formimeve të ndryshme, dhe jo vetëm kaq. Shumë nga studentët tanë sot vazhdojnë studime të specializuara në USA, Angli, Gjermani, Austri, Itali. Ajo që e bën qendren My Friends Center të veçantë është larmia e kurseve që ajo ofron dhe jashtë vendit si në Londër, Paris dhe Berlin.

Dëshiron të bëhesh pjesë e skuadrës tonë?